Justin dhe Hailey Bieber zgjodhën të mos jenë pjesë e “Met Gala”-së këtë vit.
Mungesa e tyre nuk ishte befasi, pasi Justini e ka përballuar publikisht një kohë të vështirë, ndaj kjo zgjedhje ka reflektuar problemet që ato po kalojnë
Justin ngjalli shqetësimin e mediave dhe fansave në prill duke postuar foto të tij duke qarë dhe një burim shpjegoi për Entertainment Tonight se, “Justini është përballur me disa vështirësi kohët e fundit. Ai ka kaluar një kohë të vështirë”.
“Hailey ka bërë më të mirën për të qenë aty për Justinin, por është e mërzitshme për të ta shohë atë duke luftuar”, vazhdoi burimi.
“Ata po bëjnë çmos që gjërat të funksionojnë dhe të jenë mbështetës për njëri-tjetrin. Ata janë të përkushtuar të bëjnë gjithçka që duhet për t’i përmirësuar gjërat.”