Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pas performancës së 15 shteteve konkurruese në natën e parë gjysmëfinale dhe votimit të publikut për në finalen e madhe u kualifikuan: Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qiproja, Kroacia, Irlanda, Serbia dhe Luksemburgu.
Nata e parë e këtij festivali që sivjet po mbahet në Malmo të Suedisë nën sloganin "Të bashkuar nga muzika" dhuroi spektakël dhe përplot emocione. Të enjten më 9 maj do të jetë gjysmëfinalja e dytë ku do të garojë edhe Shqipëria me këngëtaren Besa Kokëdhima, derisa finalja mbahet të shtunën. Si zakonisht Eurovision transmetohet drejtpërdrejt në RTK dhe në Radio Kosova.
Nis festivali prestigjioz i këngës ‘Eurovision
Festivali prestigjioz i këngës “Eurovision” ka nisur sonte në Malmo të Suedisë, me natën e parë gjysmëfinale. Ky festival po transmetohet drejtpërdrejt në RTK 1 dhe Radio Kosova.
Ky është edicioni i 68-të i këtij festivali, derisa Shqipëria do të përfaqësohet në natën e dytë gjysmëfinale me Besa Kokëdhimën, me këngën “Titan”.
Versioni i ri në anglisht i këngës së saj vjen si një bashkëpunim me producentë të njohur botërorë si Gia Koka, Serban Casan dhe Alias LJ dhe producentin e njohur shqiptar Kledi Bahiti. Video-klipi është realizuar në Stamboll dhe vjen si një trinom që kombinon tekstin, mesazhin dhe muzikën.
Këngëtarja shqiptare do të ngjitet në skenë të enjten, e dyta me radhë, derisa finalja e madhe e Eurovisionit do të mbahet të shtunën, më 11 maj.
Nga dy netët gjysmëfinale do të përzgjidhen përfaqësuesit e 20 shteteve, të cilave në finale do t’u bashkohen përfaqësuesit e 5 shteteve të përhershme dhe vendi mikpritës që është Suedia.
Sonte do të interpretohen 18 këngë, 3 prej të cilave janë paraprakisht të kualifikuara në finale: Suedia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Paraqitja e këngëve do të jetë si në vijim: Qipro, Serbia, Lituania, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Polonia, Kroacia, Islanda, Gjermania, Sllovenia, Finlanda, Moldavia, Suedia, Azerbajxhani, Australia, Portugalia dhe Luksemburgu./rtk/