Ngjarja më madhe e modës, “Met Gala 2024” mblodhi personazhe të famshëm nga e gjithë bota, artistë të muzikës, aktorë të njohur të Hollywood dhe modele.
Mirëpo këtë vit mungoi një personazh i rëndësishë, ikonë e modës, Rihanna. Pavarësisht se kishte konfirmuar se do të merrte pjesë në ngjarje, Rihanna mungoi në eventin madhështor të modës.
Fatkeqësisht, ka të bëjë me shëndetin e saj dhe artistes iu desh të qëndronte në shtëpi.
Një burim tha për People se Rihanna është e sëmurë me grip.
Edhe partneri i saj A$AP Rocky ka munguar gjithashtu në eventin e modës të këtij viti. Emra të tjerë të njohur që nuk morën pjesë këtë vit janë, Blake Lively dhe Ryan Reynolds, Beyoncé, Billie Eilish dhe Lady Gaga ishin ndër A-listers që kanë bërë bujë të madhe me pamjen e tyre vitet e fundit.