Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Hani natën nëse dëshironi të shtoni peshë

Shëndeti  |  06.05.2024 Ora 8:37   

Ushqimi gjatë natës mund të ndihmojë në rritjen e peshës, thonë shkencëtarët amerikanë të cilët kanë studiuar efektin e ngrënies së vonshme te minjtë.

Ekipi i hulumtuesve amerikanë thanë për revistën “Cell Metabolism” se janë duke planifikuar për të kryer teste në njerëz, për të përcaktuar nëse kjo vlen edhe për njeriun.

Gjatë hulumtimeve, rreth 400 minj kishin marrë ushqime të pasura me sheqerna, yndyra apo një kombinim të tyre, si dhe ushqim normal gjatë intervaleve të ndryshme kohore.

Minjtë që u lejuan të marrin të njëjtën sasi të ushqimit gjatë intervalit 24 orësh, kishin shtuar më shumë peshë sesa minjtë që kanë konsumuar të njëjtën sasi të ushqimit në intervalin kohor prej 12 orësh.

Edhe kur minjtë që nuk kanë marrë ushqim gjatë natës, por në fundjavë janë lejuar për të ngrënë sa herë që duan, ende kanë fituar më pak peshë, që do të thotë se dieta toleron shmangie nga regjimi i rreptë.

Dhe kur minjtë, të cilët ishin në gjendje për të ngrënë sa herë që donin, janë futur në regjimin pa racionin e natës, kanë humbur pesë për qind të peshës.

Shkencëtarët besojnë se çelësi është agjërimi 12 orësh në intervalin 24 orësh.

Gjithashtu, agjërimi gjatë natës ka pasur një efekt pozitiv në sheqerin në gjak dhe kolesterolin te minjtë./eo/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing