Kim Kardashian është “sulmuar” nga komentet në rrjet dhe shkak u bë një foto e publikuar nga vetë ajo duke u zhytur në oqean.
Kim po shijon pushimet në ishujt e Karaibeve nga ku nuk ka nguruar të ndajë foto më ndjekësit e saj. Ndryshe nga ç’ndodh zakonisht ku vëmendjen e tërheqin format e saj trupore, këtë herë shumë nga komentet u fokusuan tek diçka tjetër, fakti që ajo bën zhytje në ujë shumë të cekët.
Në fotot e publikuara shihet Kim që është zhytur pranë bregut të detit ku uji i shkon jo më lart se deri te gjuri.
“A e goditi kokën?”, pyet një fans i shqetësuar. “Ku po shkon për zhytje?”, pyet një tjetër dhe këto janë vetëm disa nga komentet qesharake e bëra nga ndjekësit.
Përveç zhurmës që shkaktoi në rrjetet sociale për zhytjen e çuditshme, fotot e Kim-it në ujërat e kristalta në Karaibe u kujtuan shumë njerëzve momentin e saj viral nga viti 2011, kur ajo shpërtheu në lot pasi humbi një vath prej 75,000 dollarësh gjatë pushimeve në Bora Bora.