Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shqiptari që vuri në pah “depresionin e Rihannas”

Muzikë  |  11.04.2024 Ora 9:02   
Kushtrim Kunushevci është disenjatori grafik që ka bërë retushimin e fotografive të reja të këngëtares më famë botërore, me prejardhje nga ishujt Barbados, Rihanna, për intervistën që u publikua të martën në revistën Interview.

“Ballina e revistës Interview me Rihannan, fotografuar nga Nadia Lee Cohen dhe retushuar nga unë”, ka shkruar Kunushevci në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ku postoi fotografitë e përpunuara të këngëtares.

“Bukfalisht kështu ndihem në depresionin pas lindjes e me dy fëmijë nën dy vjeç”, ka shkruar ndërkohë Rihanna në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, në postimin e fotografive ku shihet e veshur me një xhemper të kaltër, paruke të verdhë e grim të çrregullt.

Konushevci ka bërë retushime të ndryshme për personalitete të famshme si dhe brende të njohura, duke përfshirë koleksionin “Barbie” të brendit të mirënjohur të veshjeve ZARA. Ai pati treguar për “KOHËN” se suksesi është udhëtim, jo destinacion, ndërkohë që ka thënë se shpesh bën bashkëpunime me fotografen Lee Cohen. 

Kunushevci gjithashtu është shprehur i lumtur dhe krenar që si një shqiptar ka qenë pjesë e këtyre projekteve.
Lexo intervistën: 

Rihanna, në anën tjetër, ka postuar edhe të tjera fotografi nga kjo intervistë që pati me Interview, ku ka cekur se nuk është se merret edhe aq shumë me dukjen kohët e fundit, pasi u zbath e nuk i kishte të rregulluar thonjtë e gishtave të këmbës.
“Mos mi shiko gishtat e këmbës” i ka thënë ajo intervistuesit pasi i tregoi se pantallonat që pati veshur ishin të asistentes personale të saj, Michelle.

Rihanna ka treguar se partneri i saj, reperi ASAP Rocky ka shumë shije dhe ndonjëherë kur është afër tij i duket vetja sikur ndonjë asistente, sepse shpesh i duhet të vishet me veshje më të rehatshme, ndërkohë që ai vendos të veshë ndonjë kostum nga brendi “Botegga”.

Ajo ka shpjeguar se e gjithë koha i kalon duke i veshur fëmijët ndërkohë që gjithnjë mendon se çfarë veshje u përshtaten më shumë fëmijëve në mënyrë që të mos ua irritojë lëkurën ndonjë material nga veshjet e saj.

Ylli gjithashtu ka thënë se i ruan veshjet e RZA, djalit të madh, për Riot Rosin, djalin e vogël, dhe të gjithë mendojnë se Rocky i vesh, sepse ajo u zgjedh veshje të stilit të tij, duke treguar tutje se Rocky shpesh ua ndërron djemve pelenat.

Retushimi është ndreqje e hollë e me mjeshtëri, që i bëhet një fotografie, një filmi, një pikture ose diçkaje tjetër të vizatuar a të shtypur për ta përmirësuar.

E në këtë profesion, Kunushevci ka mbërritur majat.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing