Marka britanike e këpucëve Løci ka konfirmuar se reperja Nicki Minaj i është bashkuar aktorit Leonardo DiCaprio si investitore në këtë markë dhe do të lançojë një koleksion atletesh me edicion të kufizuar.
Koleksioni unisex Løci x Nicki Minaj do të lansohet më 12 prill dhe do të shfaqë pesë stile këpucësh në 11 ngjyra, të bëra nga materiale bio-lëkure dhe me tekstile të ricikluara.
Koleksioni do të shiten me pakicë nga 150 deri në 170 paund apo 174.82 deri në 198.12 euro