Këngëtarja me famë botërore, me prejardhje latine, Jennifer Lopez, ka ndërruar emrin e turneut të saj që pritet të mbahet gjatë verës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fillimisht turneu i Lopezit është quajtur “This is me Now”, kurse tash quhet “This is Me...Live/The Greatest Hits”.
Variety ka shkruar se arsyeja pse këngëtarja e ndërroi emrin e turneut është se nuk ka shitje të madhe të biletave e që si pasojë e kësaj ajo i anuloi disa data të koncerteve të këtij turneu që ishin paraparë të mbaheshin në qytete si Nashville dhe Cleveland.
Projektet e Lopezit, “This is me... Now”, albumi, filmi e dokumentari, që u publikuan gjatë muajit shkurt, patën mungesë të interesimit nga publikut.
Por megjithatë në fillim këto projekte patën performim të shkëlqyer. Albumi arriti të renditej lartë në listën e Billboardit dhe shiti 14 mijë kopje vetëm javën e parë.
Lopez në projektet në fjalë ka investuar 20 milionë dollarë nga paratë e saj.