Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rita Ora në një sipërmarrje të re biznesi?

Muzikë  |  02.04.2024 Ora 11:16   
Rita Ora ka zbuluar një sipërmarrje të re biznesi njëherësh befasuase, larg profesionit që ushtron.

Këngëtarja e “Shape Of Me”, 33-vjeçare, njoftoi një linjë të re për kujdesin e flokëve, TYPEBEA, në bashkëpunim me eksperten australiane të flokëve Anna Lahey, 35-vjeçe.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

“Jam shumë e emocionuar që më në fund shpall një pasion të madh timin, @TYPEBEA, kujdesin e flokëve me performancë të lartë për të gjitha llojet e flokëve që e kam krijuar me Anna Lahey”, u shpreh ajo.

“Marrëdhënia që kemi me flokët është kaq personale. Për mua është një pjesë e madhe e identitetit, krijimtarisë dhe besimit tim. Gjatë gjithë karrierës sime kam pasur pothuajse çdo ngjyrë dhe stil flokësh”, shton tutje artistja shqiptare.

“I kam zgjatur, i kam prerë shkurt. Por tani mund të them që flokët e mi janë më të shëndetshmit që kanë qenë ndonjëherë. Mezi pres ta ndaj këtë me ju”.

Rita përfundoi: “TYPEBEA do të lansohet shumë shpejt”.

Ajo është këngëtarja e fundit që ka nisur një linjë për kujdesin e flokëve pasi Beyonce, nëna e së cilës ishte parukiere, prezantoi së fundmi Cecred.

Jashtë muzikës, Rita njihet më shumë për sipërmarrjet e saj të modës, së fundmi duke krijuar një koleksion prej 169 pjesësh me Primark.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing