Albumi i ri i Beyonce, Cowboy Carter, është tashmë një sukses i madh në platformat e transmetimit muzikor, një ditë pas publikimit të tij më 29 mars.
Artistja 42-vjeçare ka arritur që albumi i saj të jetë më i transmetuari i “Spotify” në një ditë të vetme për vitin e deritanishëm.
Koleksioni i këngëve të reja, i cili përfshin një ‘cover’ të “Jolene” të Dolly Parton, debutoi në aplikacion me 76.13 milionë transmetime, për llogari të fansave Bey Legion, shkruan
DailyMail.
Llogaria gjithashtu e listoi projektin si debutimin më të madh të vitit 2024, me gati 30 për qind, dhe debutimin më të madh ndonjëherë, nga një artiste me ngjyrë.
Dhe “Cowboy Carter” është debutimi i gjashtë më i lartë i “Spotify” nga një femër, në të gjitha kohërat.
Spotify e pranoi arritjen në një postim në X.
Duke ndarë një fotografi promovuese të vendases të Teksasit, kompania shkroi: “Të premten, më 29 mars, COWBOY CARTER i Beyonces u bë albumi më i transmetuar i “Spotify” në një ditë të vetme në 2024 deri më tani”.