
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Për këtë ka njoftuar në platformën X, ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, i cili ia ka dorëzuar medaljen Kusarit.
Duke e vlerësuar punën dhe kontributin e saj, ambasadori Rohde ka thënë se Kusari i shërben me përkushtim lirisë së medias dhe demokracisë.
“Urdhri i Meritës për Flutura Kusarin. Duke festuar përkushtimin e saj për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë dhe më gjerë. Përpjekjet e saj të mëdha pranohen nga prania e Atifete Jahjagës dhe Viola von Cramon, deputetë dhe shoqëri civile. Urime dhe vazhdoni punën e shkëlqyer”, ka shkruar ambasadori gjerman.