Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Sport  |  18.03.2024 Ora 11:29   
Pep Lijnders ka konfirmuar tashmë se do të largohet nga Liverpooli, së bashkume Jurgen Klopp – pavarësisht se klubi anglez thuhet se dëshiron që ai të marrë postin e trajnerit.

Alan Brazil dhe Dean Saunders pohuan në talkSPORT se ata kanë informacione nga prapaskenat se lojtarët e Liverpoolit duan që ndihmësi aktual i Kloppit të bëhet trajneri i tyre kur gjermani të largohet në fund të sezonit.

Por, Lijnders e ka trajtuar tashmë mundësinë e qëndrimit në Anfield pas largimit të Klopp, duke thënë: “Askush nuk do ta zëvendësojë Jurgenin. Unë e kam pasur të qartë, për të qenë i sinqertë, kur biseduam shumë kohë më parë – për mua ishte e qartë dhe ai e bëri edhe më të lehtë për mua”.

Klopp theu zemrat e tifozëve të Liverpoolit në janar kur njoftoi vendimin e tij për t’u larguar në fund të sezonit pas gati nëntë vitesh në krye në Merseyside. Ai përmendi rraskapitjen dhe paaftësinë për ta bërë punën në mënyrën më të mirë të aftësisë së tij si faktorë shtytës në vendimin e tij për t’u larguar. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing