Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

AKB: Mbi një milion euro po shpenzojnë kosovarët për fundjavë në Greqi

Vendi  |  13.03.2024 Ora 7:53   

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB-së), ka thënë se që nga liberalizimi i vizave, nga shtetasit e Kosovës më së shumti po përfitojnë shtetet evropiane.

Sipas tij, mbi 2500 vizitorë në fundjavë kanë vizituar Selanikun dhe vendet e tjera të Greqisë.

“Greqia po bëhet vendi më i preferuar i kosovarëve për ta vizituar gjatë fundjavës, sidomos pas janarit të këtij viti. Mesatarisht në javët e kaluara kanë ikur mbi 2 500 vizitorë për vikend për ta vizituar Selanikun dhe vendet e tjera të Greqisë. Mesatarisht po shpenzojnë mbi një milion euro për konsume, sigurime të makinave dhe shoping, sipas një studimi të AKB-së”, thuhet në njoftimin e AKB-së.

Sipas njoftimit të AKB-së, vajtjen e tyre atje po e bëjnë të mundur organizimet e ndryshme me autobus nga disa kompani dhe agjenci turistike me oferta të lira nga Kosova për Selanik, për vetëm 8 euro për person./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing