Personat me aftësi të kufizuara kanë zhvilluar të dielen një garë në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Kjo garë është mbështetur nga Banka Ekonomike, ndërsa tre garuesit e parë fitues janë shpërblyer me medalje.
“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për një event të paharrueshëm! Aktiviteti i organizuar nga Klubi i Para Atletikës “Dardania”, mbështetur nga Banka Ekonomike, ishte një sukses i madh! BE angazhohet vazhdimisht në përmirësimin e shoqërisë dhe përfshirjes së të gjithëve.
Sporti, përveç shumë përfitimeve tjera, ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në shëndetin fizik dhe mendor, andaj do të mbetet një nga fokuset tona edhe në të ardhmen”, theksoi Nora Uka, Menaxherja e Marketingut të BE.