
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ka përfunduar rinovimi i sallës së ushtrimeve në ndërtesën e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili ka thënë se kjo nënkupton cilësi në program artistik.
“Tashmë valltarët dhe instrumentistët e Ansamblit kanë një hapësirë me kushte të përshtatshme për të ushtruar veprimtarinë e tyre artistike”, ka shkruar ai.
Çeku ka premtuar praktikë të njëjtë me institucionet tjera publike të kulturës./rtk/