
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, të hënën është promovuar monografia për kancerin e gjirit nga Shoqata e Onkologëve dhe Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “JETA/VITA”.
Nafije Latifi, drejtoreshë e kësaj qendre dhe e mbijetuar e kancerit të gjirit, ka folur për përvojën dhe sfidat me të cilat është përballur para 20 vjetësh.
“Rrëfimi im për kancerin e gjirit, për këtë sfidë të rëndë që ma ndryshoj jetën, filloj para gati 20 vjetësh. Ishte rrëfim publik, i pa dëgjuar ose i rrallë për kohën, sepse tema ishte tabu edhe pse me të përballej një numër i madh grash. Ishte rrëfim me qëllim vetëdijesimi dhe informimi për sëmundjen dhe nevojën për kontroll e zbulim të hershëm”, ka thënë Latifi.
E kryetarja e Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Mullhaxha-Kollqaku, është shprehur se numri i të mbijetuarve nga kjo sëmundje po rritet. Ajo ka bërë thirrje për kontrolle më të shpeshta.
“Unë sot ju drejtohem si politikane, si mjeke dhe si e mbijetuar e kancerit të gjirit. Sot ka fatmirësisht shumë të mbijetuar. Ne po ecim shumë më mirë si Kosovë me trajtim sepse kemi shumë më shumë profesionist shëndetësor dhe shteti po e bën të veten duke e zgjeruar listën esenciale, duke ndarë më shumë mjete për medikamente”, ka thënë Mulhaxha-Kollqaku.
Dita Botërore e kancerit të gjirit ishte të dielën.
Kryetari i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, Arben Bislimi, ka theksuar rëndësinë e informimit dhe rritjes së vetëdijes për këtë sëmundje.