Gati një e treta, ose 28% e të rriturve nga Generation Z apo Gen Z (të gjithë personat e lindur pas vitit 1997) në Shtetet e Bashkuara identifikohen si lezbike, homoseksualë, biseksualë, transgjinorë etj, një përqindje më e madhe se gjeneratat e vjetra, sipas një raporti të ri nga PRRI, një organizatë jofitimprurëse që kryen kërkime mbi fenë, vlerat dhe politikat publike.
Raporti, i titulluar "Një vështrim politik dhe kulturor në të ardhmen e Amerikës", u përpoq të nxjerrë në pah pikëpamjet kulturore dhe politike të të rriturve të Gen Z, krahasuar me amerikanët e moshuar.
Studiuesit anketuan më shumë se 6,600 njerëz të moshave 13 deri në mbi 65 vjeç, me mbikampione të të rriturve dhe adoleshentëve të Gen Z nga 21 gushti deri më 15 shtator 2023.
Raporti zbuloi se rreth 16% e Millennials (Gjenerata 1981 – 1996) dhe 7% e Boomers (1946 – 1964) identifikohen si LGBTQ. Por në mesin e të rriturve të Gen Z të moshave 18-25, 72% u identifikuan si heteroseksualë, 15% si biseksualë, 5% si homoseksualë ose lezbike dhe 8% si "diçka tjetër", sipas raportit.
Rreth 20% e amerikanëve janë Gen Z, sipas PRRI.