Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ekipi olimpik i Kosovës ka debutuar sot në Lojërat Olimpike për të Rinj Gangwon 2024.
Lirika Deva garoi në disiplinën e sllallomit të madh dhe u rendit në vendin e 31-të nga 79 garuese, ku 36 prej tyre nuk përfunduan njërin nga dy lëshimet.
Koha e Devës nga të dyja lëshimet ishte 1 minutë e 54.87 sekonda.
Në një konkurrencë të fortë, pozita e 31-të vlerësohet e suksesshme për Lirikën, e cila do të garojë të enjten edhe në disiplinën e sllallomit. Nesër në sllallom të madh paraqitet Klos Vokshi. / Gazetaexpress