Ylli anglez Jordan Henderson ka arritur marrëveshje për t'u larguar nga Al-Ettifaqi dhe është afër transferimit te Ajax, sipas mediave angleze.
Ish-kapiteni i Liverpoolit do të ndërpresë kontratën prej 810 mijë euro në javë në Arabinë Saudite.
“Athletic” pretendon se Hendersoni do të nënshkruajë kontratë me Ajaxin në Holandë dhe kështu do të përgatitet për paraqitjen në Kampionatin Evropian për Anglinë.
33-vjeçari iu bashkua Al-Ettifaqit vetëm në korrik të vitit të kaluar, që do të thotë se aventura e tij në Lindjen e Mesme zgjati vetëm gjashtë muaj.
Henderson u kritikua nga grupet LGBTQ+ për transferimin prej 14 milionë eurosh në Arabinë Saudite, e cila njihet për shkallën e tolerancës zero për këta persona. Homoseksualiteti në Arabi dënohet me vdekje.
Henderson ka qenë mbështetës i zëshëm i fushatës së Premier Leagues, “Rainbow Laces”, gjatë 12 vjetëve të tij në “Anfield” dhe që atëherë ka kërkuar falje për “ofendimin” e komunitetit LGBTQ+.