Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Aktorja e “Beverly Hillsit” tregon se si e kuptoi se po e tradhtonte bashkëshorti

Film  |  07.12.2023 Ora 14:51   
Aktorja e serialit të njohur “Beverly Hills 90210”, Shannen Doherty, po i nënshtrohej një operimi për ta larguar kancerin në tru. Doherty ka treguar për “People” se ajo po i nënshtrohej operacionit në periudhën kur e kishte kuptuar se bashkëshorti i saj po e tradhtonte.

Duke folur në podcastin e saj “Let’s Be Clear with Shannen Doherty”, ajo ka shpjeguar se hyri në operacion për largimin e tumorit vetëm pak pasi zbuloi se martesa 11-vjeçare me burrin e saj, Kurt Iswarienko, kishte mbaruar.

“Hyra në operacion herët në mëngjes dhe hyra pasi zbulova se martesa ime kishte mbaruar, se burri im kishte dy vjet që mbante një lidhje. Duke qenë shumë e qartë, ai donte të vinte me mua në operacion, por unë nuk mund të hyja në atë operacion me të. U ndjeva kaq e tradhtuar”, ka thënë ajo.

Me tutje aktorja shpjegoi se sa keq ndihej. Ajo tregoi gjithashtu se gjatë operimit u mbështet nga mamaja e saj, vëllai dhe shoqja e ngushtë.
“Ishte e vështirë për të kaluar nëpër të gjitha këto gjëra ndërsa përpiqesha të kuptoja nëse do të kaloja nëpër një procedurë divorci dhe duke u përpjekur për të kuptuar të vërtetën pas kësaj”, ka thënë ylli.

Pas kësaj ajo ka thënë se u ndje shumë e turpëruar. Ani pse ajo ka dështuar në martesat e saja, dy të parat i zgjatën nga një vit, dhe e fundit 11 vite, ajo ende është e hapur që të gjejë sërish dashurinë.

“Nuk mendoj se do të jem ‘single’ përgjithmonë. Duhet ta dua veten dhe të bëj paqe me të kaluarën. Para se të mund të vazhdoi përpara jam shumë e sigurt se mund ta gjej dikë shpresoj së shpejti”, ka thënë ajo.

52 vjeçja, e cila ka marrë trajtim për kancerin gjatë tetë vjetëve të fundit, iu nënshtrua operimit dhe rrezatimeve në muajin janar, në të njëjtin muaj kur ajo dhe Iswarienko u ndanë.

Çifti përmendi “dallime të papërmirësueshme” në paraqitjen e divorcit.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing