Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Angelina Jolie: Hollywoodi vend i pashëndetshëm, do të zhvendosem në Azi

Film  |  06.12.2023 Ora 11:56   
Aktorja e njohur e Hollywoodit, Angelina Jolie, ka paralajmëruar se do të zhvendoset në Azi, pasi sipas saj Hollywodi është vend i pashëndetshëm.

Jolie ka thënë se nuk po mund të jetojë jetën e të udhëtojë e lirë pas divorcit nga ish-bashkëshorti i saj, aktori, Brad Pitt, raporton FemaleFirst.

48 vjeçja u njoftua me Pitt në vitin 2005, u martua me të në vitin 2016 dhe u divorcua dy vjet më vonë.
Divorci shkaktoi një betejë shtatëvjeçare mbi kujdestarinë për gjashtë fëmijëve të tyre.

Aktorja tani ka thënë se dëshiron të largohet nga Hollywoodi për të jetuar në shtëpinë e saj në Azi, sapo të mbarojnë procedurat ligjore.

“Kjo është pjesë e asaj që ndodhi pas divorcit tim, humba aftësinë për të jetuar dhe udhëtuar lirisht. Do të zhvendosem kur të mundem. U rrita në një vend mjaft të cekët. Nga të gjitha vendet në botë, Hollywoodi nuk është një vend i shëndetshëm. Prandaj kërkoj autenticitetin”, ka thënë Jolie për revistën WSJ.

Jolie e cila është bijë e dy prindërve po ashtu aktorë, Jon Voight dhe Marcheline Berand, ka thënë se pasi u rrit në Hollywood nuk ishte shumë e “impresionuar” nga ai vend.

Ajo ka pranuar se po ta dinte se nëpër çfarë sfidash do ta shtynte karriera, ndoshta do të vendoste të ndiqte tjetër rrugë.
Për divorcin prej Pittit ajo tha ka ndikuar për të keq edhe tek fëmijët e saj.

“Ne është dashur të shërohemi. Ka gjëra prej të cilave duhet të shërohemi”, ka thënë ylli.

Kur do të lë Hollywoodin, aktorja ka thënë se dëshiron të kalojë më shumë kohë me fëmijët në shtëpinë e saj në Cambodia.

“Janë njerëzit më të afërt që kam në jetë dhe janë shokët e mi më të afërt. Jemi shtatë persona tepër të ndryshëm, dhe kjo është forca jonë”, ka thënë ajo.

Jolie gjithashtu ka treguar se e ka kuptuar që shokët e saj më të ngushtë janë refugjatët dhe 4 nga shoqet e saj më të ngushta vijën nga vende që janë në luftë e konflikt.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing