Këngëtarja me famë botërore, shqiptarja, Bebe Rexha, në ngjarjen “Billboard Music Awards” ka fituar çmimin kënga më e mirë e zhanrit “Dance/Electronic” me këngën “I’m Good (blue)” në bashkëpunim me yllin David Guetta, raporton DailyMail.
Rexha këtë vit është nominuar në tri kategori: “ Top-bashkëpunimi”, “Top-kënga Billboard Global” dhe “Top-kënga Dance/Electronic”.
Shqiptarja gjatë spektaklit bëri edhe një performancë për të cilën u vlerësua lartë nga kritikët dhe fansat e saj të cilët e komplimentuan nëpër rrjetet sociale.
Ajo është shfaqur në tapetin e kuq të ngjarjes e veshur me fustan të zi të kombinuar me një material vezullues ngjyrë argjendi të cilin e shoqëroi me doreza të gjata nga një material transparent me ngjyrë të zezë.
Më poshtë Bebe Rexha dhe Anna Sitar në tepihun e kuq
Rexha në tepih të kuq ka pozuar edhe bashkë me yllin e TikTok-ut, Anna Sitar e cila kishte veshur një kostum të kuq njëpjesësh.
Ylli tjetër, Taylor Swift ishte fituesja më e madhe e natës pasi fitoi 10 mikrofona të artë, duke përfshirë edhe çmimin kryesor “Top Artist”.
Më poshtë postimi i Bebe Rexhës në "Instagram"