Ka vdekur Kevin Turen, producenti i Euphoria dhe The Idol. Ai ishte 44 vjeç.
Turen vdiq papritur gjatë fundjavës. Për momentin nuk dihet shkaku i vdekjes së tij. Producenti ka lënë pas gruan e tij, Evelina, dhe dy djemtë e tij, Jack dhe James.
Babai i tij Edward Turen tha në një deklaratë të dielën : "Kevin ishte kaq tepër i veçantë, kjo botë do të jetë më pak pa të."