“5 herë jo” është një film i zhanrit komedi i realizuar nga çifti, Bora Zemani dhe Donald Veshaj.
Xhirimet e këtij projekti kanë nisur prej muajsh dhe së fundmi bëhet e ditur se do të jetë nga dhjetori nëpër kinematë shqiptare.
Lajmi është njoftuar nga Top Channel Films, duke prezantuar edhe kopertinën e këtij filmi.
“Gati për një tjetër komedi romantike. 5 herë jo, nga dhjetori në kinema”, thuhet në postim.
Dyshja e famshme kanë ndarë disa copëza nga marrëdhënia e tyre disavjeçare, ndonëse kanë pasur ulje e ngritje.
Romanca e tyre është rikthyer sërish pas daljes së aktorit e prezantuesit nga Big Brother VIP Albania.
Donaldi ndryshe krijoi një lidhje sa ishte brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj, me të cilin u nda menjëherë pas përfundimit të atij reality shou.