Një francez që po pastronte mbetjet në një plazh gjeti një mesazh në shishe, e kur e hapi atë, vërejti se ishte letër e një nxënësi të klasës së pestë në Massachusetts.
Upi ka shkrua se mesazhi i takonte Benjamin Lyonsit, që e kishte shkruar në 1997-n dhe e kishte futur në një shishe qelqi.
Letra s’kishte ndonjë përmbajtje personale, pos përmendej një detyrë klase e nxënësit në shkollën Forestdale.
Francezi Hubert Eriau ka deklaruar se kjo nuk hera është e parë që ka marrë një mesazh të tillë në plazhe, ngase ka theksuar se “i kalon mëngjeset duke peshkuar dhe pastruar në Les Sables-d'Olonne, Vendée”.
Ai ka shtuar se nuk ka arritur ta gjejë ende dërguesin e mesazhit që e hodhi në atë shishen.