Tesla (TSLA.O) planifikon të ndërtojë një makinë 25,000 euro (26,838 dollarë) në fabrikën e saj pranë Berlinit, tha të hënën një burim me njohuri për këtë çështje, në një zhvillim të shumëpritur për prodhuesin e automjeteve elektrike.
Por burimi, i cili nuk pranoi të emërohej, nuk tha se kur do të fillonte prodhimi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç vë në pah Reuters, çmimi i lartë i makinave elektrike – i shoqëruar nga normat e larta të interesit – është një nga disa faktorë që pengojnë përdorimin e teknologjisë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, tregojnë anketat e konsumatorëve.
Çmimi mesatar i shitjes me pakicë të një EV në Evropë në gjysmën e parë të 2023 ishte mbi 65,000 euro, sipas firmës kërkimore të makinave JATO Dynamics.
Musk kishte planifikuar prej kohësh të bënte një makinë elektrike më të përballueshme, por tha në vitin 2022 se nuk e kishte zotëruar ende teknologjinë dhe e kishte lënë planin.
Megjithatë, burimet i thanë Reuters në shtator se prodhuesi i makinave po i afrohej një inovacioni që do ta lejonte atë të bënte diçka të tillë, një përparim që do të përshpejtonte prodhimin dhe do të ulte kostot.