Aktorja Scarlett Johansson ka ndërmarrë hapa ligjor kundër inteligjencës artificiale pasi kjo e fundit përdori emrin dhe dukjen e aktores pa miratimin e saj për të bërë një reklamë, raporton The Guardia.
Një video 22-sekondëshe që është krijuar nga një aplikacion për krijimin e imazheve me emrin “Lisa AI” shfaq avatarin e Johansson duke bërë një dialog. Kjo video është publikuar në rrjetin social “X”.
Përfaqësuesit e aktores kanë konfirmuar për revistën “Variety” se ajo nuk është kontraktuar për reklamën në fjalë dhe menjëherë ndërmorën hapa ligjor pas publikimit të videos më 28 tetor.
“Nuk i marrim këto gjëra me të lehtë. Ne do të ndjekim rrugën ligjore”, ka thënë avokati Kevin Yorn.
Videoja është larguar menjëherë pas padisë.
Edhe gjatë vitit 2018 janë përdorur imazhe të Johansson për video me përmbajtje pornografike. Atëherë aktorja kishte folur për gazetën The Washington Post duke shprehur indinjatën e saj për përdorimin e imazheve të personave në botën virtuale.
Scarlett Johansson nuk është e vetmja që ka folur publikisht kundër inteligjencës artificiale. Këtë e kanë bërë edhe aktorë të tjerë të njohur si Tom Hanks, Sarah Silverman, etj.