Aktorja Margot Robbie është veshur si personazhi i filmit “ V For Vendetta” për të shkuar në festën e Halloweenit të organizuar nga modelja Cindy Crawford në Los Angelos të premten, raporton Daily Mail.
Filmi “V for Vendetta” shfaq një person që përdor vetëm germën V në emër, e që përdor taktika terroriste për të protestuar kundër shtetit policor në të cilin gjendej Mbretëria e Bashkuar pas luftës botërore.
Australianja mezi njihej në fotot e shkrepura, pasi kishte vënë maskën e bardhë të “V-së”, kishte veshur rroba të zeza dhe kishte vendosur një paruke e kapele të zezë.
Mediat ndërkombëtare kanë shkruar se adhuruesit e filmit kanë pasur shumë pritshmëri që ylli i “Barbiet” do të shfaqej ngado për Halloween sivjet. Por nuk ndodhi ashtu dhe të gjithë duken të habitur edhe nga zgjedhja e kostumit të vetë aktores që luan rolin e “Barbiet”.
Filmi “Barbie” në të cilin luan Robbie është bërë filmi më i përfolur gjatë tërë vitit. Regjisorja Greta Gerwig është bërë regjisorja debutuese më e suksesshme e të gjitha kohërave.