Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zoë Kravitz dhe Channing Tatum janë fejuar

Film  |  31.10.2023 Ora 21:07   
Aktorja Zoë Kravitz dhe aktori Channing Tatum janë fejuar dhe mësohet se janë duke planifikuar dasmën e tyre.
Çifti është fejuar pas dy vjetësh lidhjeje.

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar se Zoë është parë me një unazë fejese në gisht në festën e Halloweenit që e kishte organizuar modelja Kendall Jenner në Los Angeles gjatë vikendit.

“Ndjeva, edhe nga larg, para se ta njihja se ai ishte feminist.. Kjo është arsyeja pse ai më tërhiqte dhe doja të takohesha me të. Dhe kisha të drejtë,” ka thënë Zoë për revistën WSJ në gusht 2022.

Ajo kishte treguar për revistën GQ se Tatum i ndihmon shumë në punë, duke deklaruar se ju pëlqen shoqëria e njëri-tjetrit.
“Ai ka qenë mbrojtësi im. Ai më bën të qesh dhe ne të dy e duam vërtetë artin dhe flasim për artin dhe eksplorimin se pse bëjmë atë që bëjmë. Na pëlqen shumë të shohim një film, të flasim për të dhe të sfidojmë njëri-tjetrin”, ka thënë aktorja.

Yjet ende nuk kanë shkuar në asnjë ngjarje të madhe bashkë dhe po e mbajnë lidhjen e tyre private.

E bija e këngëtarit Lenny Krevitz, Zoë, më parë ishte e martuar me aktorin Karl Glusman nga 2019 deri në janar të vitit 2021.
Kurse aktori Channing Tatum ishte i martuar me aktoren Jenna Dewan nga 2009 deri në vitin 2019 dhe kanë një vajzë 10 vjeçe së bashku.

Çifti së pari e patën bërë të ditur lidhjen e tyre përmes një postimi në Instagram në vitin 2021 duke punuar në një film së bashku.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing