Filmi më i ri nga regjisori i famshëm Martin Scorsese “Killers of the Flower Moon” ka pasur një debutim mjaft të fortë. Por megjithatë ky film nuk po mund t’ia kalojë filmit dokumentar të këngëtares Taylor Swift “The Eras Tour” nëpër arka filmike.
Filmi “Eras Tour” ka kryesuar gjatë fundjavës në arkën vendase përsëri, duke shtuar edhe 31 milionë dollarë të tjerë në një total që tani është mbi 100 milionë dollarë. Por sipas AVCLUB, ky film është në rënie prej 66.6 % nga java e kaluar.
Midis filmave “The Eras Tour” dhe “The Exorcit: Believer” është “Killers Of The Flower Moon", i cili është nën regjinë e Martin Scorsese. Për këtë të fundit AVCLUB ka shkruar se fatkeqësisht, ai së shpejti do të harrohet plotësisht nga historia.
Në vendin e katërt është “PAW Patrol: The Mighty Movie”, i cili sipas ekspertëve, do duhej të kishte fituar më shumë para deri tani (ai bëri 4.4 dollarë këtë fundjavë dhe ka 56 milionë dollarë pas katër javësh). Dhe pastaj, është një ri-lansim i filmit “The Nightmare Before Christmas”, i cili përfundoi në pesëshen e parë me 4.1 milionë dollarë.
Pesë të fundit nga 10 më të mirët janë të gjithë filmat që kanë qenë në klasifikim për një kohë: “Saw X”, “The Creator”, “A Haunting In Venice”, “The Blind”, dhe “The Nun II”.