Përgjatë vikendit aktorja e famshme Lupia Nyongo ka bërë të ditur për fansat e saj se është ndarë nga partneri, Selema Masekela.
Përmes një postimi në Instagram, 40-vjeçarja ka thënë se ka gjetur mbështetje te fansat e saj të cilët po e ngushëllojnë në mënyra të ndryshme. Ajo fjalët e mira i ka quajtur si një “krem shërues”.
“Faleminderit për mirësinë që më ofruat pasi që ndava me ju lajmin që më është thyer zemra. Fjalët inkurajuese kanë më shumë rëndësi për mua se që e prisja. Janë si një krem shëruese”, ka shkruar Nyongo në një postim.
Ajo shpjegoi se fansat i kanë dhënë shumë mbështetje për ta ndihmuar atë ta tejkalojë dhimbjen përmes këngëve, poemave, librave e thënieve.