Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ligji i ri për kinematografinë siguron financim deri në 80% për projektet filmike

Film  |  13.10.2023 Ora 9:12   

Edicioni i 23-të i Festivalit të Filmit Frankofon “Portrete të grave” do të shfaqë filma të njohur, të realizuar në pjesën më të madhe nga gratë, rreth grave të veçanta, me vullnet të fortë, të brishtë, gjithmonë njerëzore dhe prekëse.

Luana Bajrami, si “kumbarë” e festivalit, do të hapë këtë javë kushtuar kinemasë frëngjishte-folëse.

Në Kino “Armata” do të prezantohet filmi i saj më i ri “Bota jonë”, i cili shfaqet për herë të parë në Kosovë, pas premierës botërore në Mostar.

Kryeministri Albin Kurti tha se këtë vit është prezantuar një ligj i ri për kinematografinë në Kosovë, i cili është i rritur me stimuj për të rritur kinematografinë.

Kurti: Financimi konsiderueshëm deri në 80% për projektet filmike

“Këtë vit ne e kemi prezantuar një ligj të ri për kinematografinë në Kosovë, i cili është i mbushur më stimuj për të rritur kinematografinë, përfshirja e zbritjes së taksave prej 30% për projektet ndërkombëtare që xhirohen në Kosovë, financimi konsiderueshëm deri në 80%, për projektet filmike dhe mbështetje 100% për regjisorët debutues”, tha Kurti.

Ambasadori i Francës Oliver Guerot tha se janë të lumtur që do të paraqesin gjatë kësaj jave filma të bëra nga gratë, por edhe ku luajnë gratë që janë mbrapa kamerës, apo që janë brenda filmit.

Guerot: Do të shohim filma të mëdhenj

“Ne jemi shumë të lumtur që do të paraqesim gjatë kësaj jave filma të bëra nga gratë, por edhe ku luajnë gratë që janë mbrapa kamerës, apo që janë brenda filmit. Gjithashtu do të shohim dhe do të rishikojmë filma të mëdhenj, dhe gjithmonë pra të jemi mbrapa kauzës së femrave ,” tha Guerot.

Ndërsa, ambasadori i Luksemburgut Eric Dietz shpjegoi ngjarjen e filmit “Dallëndyshet e Kabulit”.

Dietz: “Dallëndyshet e Kabulit” flet për gjendjen e grave në Afganistan

“Flas për filmin “Dallëndyshet e Kabulit”, i cili shfaqet më 16 tetor që flet për situatën e grave në Afganistan nën sundimin e talibanëve… Tema kryesore e filmit sigurisht është edukimi apo arsimimi i vajzave dhe emancipimi i vajzave … Pikërisht ky moslejimi i vajzave dhe grave që të mos shkollohen, i bën ato që të jenë edhe më të shtypura dhe të mos i gëzojnë të drejtat e tyre, dhe arsimi bëhet shkollim i rezistencës … Filmi tregon se shpresa mbetet dhe që arsimi, shkollimi, emancipimi, mundësojnë që të këputen zinxhirët e sundimit dhe të presionit”, theksoi Dietz.

Ndryshe, ky është filmi i parë i bashkë-prodhuar nga Franca dhe Kosova, falë marrëveshjes së nënshkruar në Festivalin e Filmit të Kanës./telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing