Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Organizata amerikane “Writers Gult” e Hollywood-it ka votuar pothuajse unanimisht një marrëveshje për t’i dhënë fund grevës së tyre pesëmujore që zhyti në trazira industrinë e filmit dhe televizionit.
Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës njoftoi se 99 përqind e 8,525 anëtarëve që votuan, zgjodhën të ratifikonin marrëveshjen.
Marrëveshja përfshin përfitime të mëdha në pagesë, numrin e stafit në shfaqje dhe kontrollin e inteligjencës artificiale në skenarë, raporton Sky news, transmeton Klankosova.tv.
“Së bashku ne mundëm të realizonim atë që shumë thanë se ishte e pamundur vetëm gjashtë muaj më parë”, tha në një deklaratë Meredith Stiehm, presidente e WGA West.
Aleanca e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit, e cila përfaqëson studiot, shërbimet e transmetimit dhe kompanitë e prodhimit në bisedimet e grevës tha se marrëveshja e arritur “përfaqëson përfitime dhe mbrojtje domethënëse për shkrimtarët”.
Ndërkohë, Skuadra e Aktorëve të Ekranit-Federata Amerikane e Artistëve të Televizionit dhe Radios vazhdoi negociatat e tyre me studiot këtë javë gati tre muaj pas fillimit të grevës së tyre./kk/