Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
KEDS ka arritur të zvogëloj humbjet e energjisë elektrike në nëntëmujorin e sivjetëm, duke rënë në 14.6 përqind.
Kjo rënie krahasuar me vitin e kaluar është 1.5 përqind më e ulët, teksa ka qenë 16.1 përqind.
“KEDS mbetet kompani e përkushtuar që të luftojë dukurinë e keqshfrytëzimit, përkatësisht vjedhjes së energjisë elektrike. Vetëm gjatë muajit shtator kompania ka bërë gati 10 mijë kontrolle, nga të cilat kanë rezultuar që 582 sish ishin duke e vjedhur energjinë elektrike”, thuhet në komunikatën e tyre.
Me slloganin “Rryma t’kushton më lirë”, KEDS bën thirrje që rryma të përdoret në mënyrë të ligjshme, sepse pasojat nga keqpërdorimi i saj janë më të mëdha se zgjedhja e të qenit konsumator i përgjegjshëm./rtk/