Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sqaron Murati: Vendimi për tavanet nuk ka të bëjë me rritje pagash

Ekonomi  |  11.10.2023 Ora 9:14   

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve që udhëhiqet nga Hekuran Murati ka nxjerrë një vendim të ri përmes së cilit rregullon rregullon tavanet, siç përcaktohet në Ligjin e Pagave dhe në Ligjin e Buxhetit.

 

Ministri i këtij dikasteri, Hekuran Murati ka sqaruar në Facebook se vendimi s’ka të bëjë fare as me rritje të pagave e as me “shkelje të 80 mijë shërbyesve civilë, siç është raportuar në media”.

“Vendimi rregullon tavanet, siç përcaktohet në Ligjin e Pagave dhe në Ligjin e Buxhetit, ashtu që institucionet që kanë obligim të ofrojnë shërbime publike përtej orës 16:00 si dhe fundjavave, ta bëjnë këtë pa qenë në shkelje të dispozitës ligjore që kufizon punën përtej orarit të rregullt në vetëm 1% të totalit të orëve”, ka theksuar Murati./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing