Të dielën në Angli hyn në fuqi ndalimi i pjatave plastike dhe tabakave prej polistireni për një përdorim. Rregullat e reja nuk do të zbatohen për pjatat, tabaka dhe tasat plastike të përdorura për parapaketimin e ushqimit në dyqane .
Aktivistët mjedisorë thonë se ndalimi nuk shkon aq larg sa të shkurtojë mbetjet plastike, ndërsa disa biznese i thanë BBC-së se nuk ishin në dijeni të rregullave të reja. Qeveria tha se ishte "hapi i ardhshëm i madh" në "udhëtimin e saj për të eliminuar të gjitha mbetjet plastike të shmangshme deri në vitin 2042"