Cardi B ka festuar përvjetorin e gjashtë të martesës me bashkëshortin e saj Offset.
Në një video të fundit në Instagram, reperja e hitit “Up” shfaqi një koleksion trëndafilash që mori nga bashkëshorti i saj në festimin e përvjetorit të gjashtë të martesës.
“Faleminderit për lulet, fuqizimin, mbrojtjen dhe që je një baba i madh për fëmijët tanë”- tha reperja.
Cardi dhe Offset u martuan në shtator 2017. Ata ndajnë dy fëmijë: Kulture Kiari Cephus Almanzar pesë vjeç dhe Wave Set Cephus Almanzar dy vjeç. Offset është gjithashtu babai i tre fëmijëve të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme.