Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova nuk propozon film për ‘Oscars’, shkak cilësia e prodhimeve

Klima  |  28.09.2023 Ora 8:27   

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se sivjet Kosova nuk do të propozojë ndonjë film për garën ndërkombëtare “Oscars 2024”. Arsyeja e këtij vendimi qëndron te cilësia e filmave të cilët kanë qenë në listë garuese.

 

“Pas konsiderimit të detajshëm të aplikimeve të këti viti, komiteti selektues ka konstatuar se veprat në konkurrencë dëshmojnë prezencë të talentit vibrant, kërkues e provokativ në ardhje, por që nuk reflektojnë mjaftueshëm standardin e prurjeve të deritanishme në kinematografi. Si rezultat i kësaj, krahas sukseseve të vazhdueshme të filmave, komiteti ka vendosur unanimisht që në edicionin e Oscars 2024 të mos dërgojë përfaqësues nga Kosova”, njofton QKK.

Tutje në reagimin e QKK-së thuhet se filmat e prezantuara deri më tani në këtë garë kanë ndërtuar reputacionin e kinematografisë kosovare.

“Në këtë vendim nuk u harrua të theksohet fakti se kualiteti i punëve të filmbërëseve kosovar të prezantuara në propozimet e filmave për Oscars deri tani ka ndërtuar reputacionin e kinematografisë tonë në këtë platformë globale, duke u afruar madje edhe deri te 15-shja e rrethit të ngushtë të filmave, siç ishte “Zgjoi” në vitin 2021”, njofton QKK./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Klima

Marketing