Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Skenaristët dhe drejtuesit e studiove në SHBA kanë arritur një marrëveshje për t`i dhënë fund një greve që ka paralizuar kryesisht industrinë që nga maji.
Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës thotë se marrëveshja është “e jashtëzakonshme” me përfitime dhe mbrojtje domethënëse për shkrimtarët.
Por anëtarët e Shoqatës duhet ende të votojnë për marrëveshjen dhe të bien dakord për një kontratë të re trevjeçare përpara se të kthehen në punë.
Largimi i shkrimtarëve është protesta më e gjatë që ka goditur Hollivudin-in në dekada dhe ka ndaluar shumicën e prodhimit në studio.
Është e paqartë se çfarë përmban saktësisht marrëveshja, por ekspertët thonë se ata ka të ngjarë të kenë rënë dakord për një numër kërkesash kryesore, të tilla si mbrojtja nga Inteligjenca Artificiale dhe kompensim më i mirë financiar.
Shfaqjet e para që mund të kthehen janë shfaqje televizive të natës vonë.
Presidenti i SHBA Joe Biden përshëndet marrëveshjen, duke thënë se marrëveshja është një "testament i fuqisë së negociatave kolektive".
“Kjo marrëveshje, duke përfshirë garancitë në lidhje me inteligjencën artificiale, nuk u arrit lehtë. Por formimi i saj është një dëshmi e fuqisë së negociatave kolektive", tha Biden.
Kjo është greva më e gjatë që ka prekur Hollivudin në dekada dhe i ka kushtuar ekonomisë së Kalifornisë miliarda dollarë./ BBC