Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ATK-ja i ndryshon procedurat e rimbursimit

Ekonomi  |  26.09.2023 Ora 8:01   

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se bazuar në Ligjin në fuqi për Administratën Tatimore dhe Procedurat, Ligjin Nr. 06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, si dhe në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-176 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përmbajnë Procedura të Veçanta Administrative dhe Harmonizimin e tyre me Ligjin Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, ka nxjerr Rregullore të Brendshme ATK Nr. 02/2023 me të cilën plotëson/ndryshon Procedurat e Rimbursimit.

Qëllimi i Rregullores së Brendshme ATK Nr. 02/2023 mbi Procedurat e Rimbursimit është që përmes krijimit të procedurave të shkruara të përcaktohen veprimet ligjore që do të ndërmerren në rastet kur bëhet fjalë për zbatimin e dispozitave ligjore për rimbursime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Tatimit në të Ardhura Personale (TAP) dhe Tatimit në të Ardhura të Korporatave (TAK).

Kjo Rregullore e Brendshme shfuqizon “Rregulloren e Brendshme mbi Procedurat e Rimbursimit Nr.1/2020, të datës 12.02.2020 me Nr. Protokolli 09-06-708”.

Kjo Rregullore e Brendshme hyn në fuqi në datën e nënshkrimit nga Drejtori Ekzekutiv i ATK./eo/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing