Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Menaxhimi i traumës te fëmijët

Shëndeti  |  22.09.2023 Ora 8:52   

Psikologë, artterapistë, logopedë e mësimdhënës japin këshilla të ndryshme për prindërit për menaxhim të traumës te fëmijët.

Ne mesin e tyre janë edhe çifti Merrill dhe Linda që për shumë vjet janë marrë me këshillim e shërbime për prindërit.

Çifti që janë bashkautorë të emisionit “Rock Solid Families Podcast” dhe bashkëthemeluesit të organizatës joqeveritare “Rock Solid Families”, kanë thënë se rregullimi i ndjenjave te fëmijët nuk mund të bëhet me shtypjen e tyre, por duke u përgjigjur atyre në mënyrë adekuate

Sipas vlerësimeve të tyre është shumë me rëndësi që fëmijët të dëgjohen kur kanë diçka për të thënë.

Çifti që në vitin 2018 lanë punën në sistemin e shkollave publike, kanë këshilluar që të dëgjuarit duhet të shoqërohet me qetësi dhe përkushtim.

Ata kanë vlerësuar se fëmijët duhet të ndihmohen edhe në rregullim të frymëmarrjes. Sipas tyre frymëmarrja e thellë ndikon në zvogëlimin e stresit te fëmijët.

Çifti ka këshilluar prindërit të mendojnë mirë para se t’u përgjigjen fëmijëve. Kjo sipas tyre mundëson një reagim të kontrolluar.

Ata vlerësojnë se është e rëndësishme që të vendoset një ekuilibër në mes të dhembshurisë për fëmijët dhe disiplinës.

E rëndësishme sipas tyre është edhe që të njihen ndjenjat e fëmijëve si dhe t’u vendosen atyre kufij të qartë të sjelljes.

Digital Journal ka shkruar se ata theksojnë vlerën e të qenit plotësisht të pranishëm, edhe gjatë momenteve të sikletshme me të cilat mund të përballen.

Ndërkohë që media të tjera kanë shkruar se edhe teknologjia po e luan rolin e saj në menaxhimin e traumave te fëmijët.

“Ka shumë programe për fëmijë që janë pozitive e që ndihmojnë në ndërtimin e mirë të personalitetit të tyre”, shkruan YellowScene.

Kjo gjë po konsiderohet si në rregull nga disa prindër pasi ata po mendojnë se teknologjia tashmë është prezente në shumë sfera të jetës dhe nuk do të largohet.

Psikologët e logopedët ndërkohë mendojnë se kufizimi i ekspozimit ndaj ekraneve ka rëndësi dhe duhet të kontrollohet e të mos tejkalohet.

Pra, teknologjia thuhet se duhet të shfrytëzohet për të mirat që mund të ofrojë, duke i mbikëqyrur fëmijët se çfarë po shikojnë.

Tutje thuhet se lajmet e programet e tjera televizive, mund ta përkeqësojnë gjendjen emocionale sepse transmetojnë lloj-lloj ngjarjesh.

Një gjë tjetër që ndihmon në tejkalimin e traumave është loja më fëmijët.

PractiseBusiness ka shkruar se loja me fëmijët ju ndihmon prindërve të kuptojnë më mirë se si ndihen ata. Kjo thuhet se mund të bëhet përmes roleve të ndryshme që mund të marrin gjatë lojës me kukulla për shembull.

“Loja zhvillon kreativitetin si te fëmijët ashtu edhe te prindërit. Pra përmes lojës mund të gjejmë shumë mënyra për të kaluar pak më me lehtësi nëpër rrugët e vështira”, ka thënë artterapistja Alison McClymont.

Ndërkohë që një mësimdhënëse në Amerikë ka thënë se edukatorët duhet të mësojnë që te nxënësit t’i njohin shenjat e traumës së fëmijërisë.

“Si edukatorë, ne duhet të mësojmë të njohim shenjat e traumave të fëmijërisë dhe gjithashtu të përdorim strategjitë përmes mësimdhënies për të ndihmuar të gjithë nxënësit tanë të mësojnë. Ne ndërkohë mësojmë shumë nga këto strategji në trajnimin e mësuesve të yoga-s për fëmijët tanë”, ka thënë ajo. /koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing