BMW ka hequr dorë pak nga transmisionet manuale dhe kjo vlen edhe për modelet sportive M.
BMW ka arsyet e veta racionale pse transmisionet manuale janë gjithnjë e më të rralla në modelet sportive, me përjashtim të M2, si dhe M3 dhe M4 me rrota të pasme, të cilat ofrohen me manuale.
Duke folur për CarThrottle, drejtori i divizionit M Frank van Meel tha se “një transmision manual është më i ngadalshëm dhe rezulton në konsum më të lartë të karburantit, dhe ndonjëherë (për shkak të tij) vetura ka një shpejtësi maksimale më të ulët, kështu që një manual nuk ka më kuptim nga pikëpamja inxhinierike”.
Van Meel vazhdon duke thënë se ofrimi i një transmisioni manual sot është vetëm një shenjë e një trashëgimie të pasur.
M2 do të jetë vetura e fundit BMW M që do të ketë ndërrues manual të shpejtësisë.
Van Mill tha gjithashtu se klientët duan transmisione manuale vetëm për të dëshmuar se mund të “ngasin bishën”.