Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në termin “trend” nuk përfshihen vetëm veshjet dhe aksesorët. Të shprehurit e stilit bëhet edhe me anë të grimit e gjithashtu edhe të manikyrit.
Këtë vjeshtë ndjekësit e grimit kanë parë disa trendë që po i konsiderojnë të veçantë. Blogeret dhe ndjekësit e modës kanë vënë re se ngjyra numër një e grimit që do të jetë trend i kësaj vjeshte është e kuqja.
50IsNotOld ka shkruar se buzët e kuqe nuk dalin kurrë nga moda. Që nga tonet e thella dhe të zjarrta të verës e deri te nuancat e ndezura e të plota, buzët e kuqe i shtojnë një lloj elegance vjeshtës.
Më çfarëdolloj veshje ngjyra e kuqe e buzëve kombinohet lehtë.
Ngjyra e dytë është një nuancë e kafesë me qumësht që njihet si “latte”. Kjo ngjyrë nga adhuruesit e grimit po konsiderohet si e ngrohtë. Hije të nuancave të lehtë të ngjyrave të tokës, krem dhe bezhë do të krijojnë një dukje natyrale.
Trendi tjetër është vija e syrit. Kryesisht me të zezë vijëzimi i hollë mbi kapakun e syrit po duket se po kompleton grimin e shumë blogerëve. Jo vetëm në ngjyrë të zezë por edhe në ngjyra të tjera të ndezura e shndritshme si vjollcë, e portokalltë, e kaltër, e verdhë, e gjelbër, etj.
E ata që merren me rregullimin e thonjve po thonë se manikyri i mënyrës franceze është më i miri. Ndërkohë që ngjyrat kafe po dominojnë trendët, edhe ngjyrat metalike, roze dhe e kuqja po shihen si favorite nga ndjekësit e trendëve të manikyrit.
Disa nga adhuruesit e thonjve të bukur kanë thënë se “pasi që ‘barbie’ mbuloi çdo cep të botës, ngjyra rozë nuk mund të shmanget nga trendët e manikyrit këtë vit”.