Lotus Emira – vetura më e fundit e Lotus me motor me benzinë – duket se brenda 5 viteve nuk do të prodhohet më, teksa kompania konfirmon planet që do bëhet elektrike nga fundi i vitit 2028.
Emira është vetura e parë tërësisht e re në dekadën e fundit që ka qenë në sallonet australiane për më pak se një vit, por se mund të zhduket në më pak se 5 vite.
Lotus ka bërë publike planet e saj që të jetë “tërësisht elektrike” në tërë linjën e saj që nga viti 2028 – gjë që përkon me 80 vjetorin e kompanisë – në të cilën kohë do të ketë të paktën 4 vetura elektrike nëpër auto-sallone, duke përfshirë edhe një veturë sportive.
Mike Johnstone, shefi i marketingut të Lotus Cars, për
Drive në një konferencë New York në lidhje me veturën e re elektrike Lotus Emeya tha: “Plani jonë është që nga viti 2028, të gjitha produktet që ne i menaxhojmë të jenë elektrike”.
“Pastaj është vetëm një rast i ndonjë veture me benzinë që shitet në të gjithë botën, për të cilën ne tentojmë ta përputhim gjithsesi ofertën me kërkesën. Pra, do të jetë rreth fundit të vitit 2028 që ne do të elektrizohemi plotësisht”, shtoi tutje ai.
Ndërsa komenti i zotit Johnstone i referohet një linje “plotësisht të elektrizuar” – dhe nuk thotë në mënyrë eksplicite “plotësisht elektrike” – Lotus nuk dihet se po punon në ndonjë veturë hibride ose plug-in, dhe ka thënë se çdo model i ri i lansuar pas Emira do të jetë vetëm elektrike.
Lotus tutje nuk ka përmendur asnjëherë se ndonjë nga bazat e Emira-s është e aftë që të mbështetë teknologjinë hibride.