Pastrimi i dhëmbëve para dushit po konsiderohet jashtëzakonisht e nevojshme, në mënyrë që t’i iket mundësisë për sëmundje të gojës ose fytyrës.
Një dermatolog i quajtur Joshua Zeichner, ka rekomanduar se larja e dhëmbëve pasi të keni bërë dush mund të çojë në lagien e mjekrës me pështymë, që sipas tij, ajo pështymë ka përbërje acidike që mund të përmbajë baktere irrituese për lëkurën.
Siç ka raportuar Dailymail, larja e fytyrës pas pastrimit të dhëmbëve është mënyra më e mirë për të shmangur këtë problem.
“Larja e dhëmbëve para dushit është ide e mirë sepse uji rrjedh do të ndihmojë në heqjen e çdo pështyme të mbetur ose paste dhëmbësh nga lëkura”, ka deklaruar Zeichner.
Ai ka shtuar se lëkura e irritur nga pasta e dhëmbëve ose nga pështyma e mbetur shkakton puçrra në fytyrë.