Një pasqyrë e jetës interesante dhe të pazakontë të miliarderit dhe pronarit të një sërë kompanish, Elon Musk, jepet nga një biografi e re e nënshkruar nga shkrimtari amerikan, Walter Isaacson.
Duke folur për jetën e tij personale, pasaniku zbuloi detajet e marrëdhënies së stuhishme mes tij dhe Amber Heard.
Ai filloi të takohej me aktoren në prill të vitit 2017, pas ndarjes së saj me Johnny Depp, e cila rezultoi në një betejë të madhe gjyqësore.
Elon dhe Amber ishin në një lidhje deri në vitin 2018, pas së cilës ai filloi një lidhje me muzikanten Grimes, me të cilin ka tre fëmijë.
Isaacson pretendon se në atë lidhje, Musk u tërhoq ‘në një vorbull të errët’: “Ajo zgjati për më shumë se një vit dhe prodhoi dhimbje të thella që vazhdon edhe sot e kësaj dite”.
Shkrimtari shtoi se vëllai dhe miqtë e miliarderit e urrenin aktoren dhe e përshkruan atë periudhë të jetës së Elon si një “ferr”.
Kujtojmë se Musk ra në dashuri me Amber gjatë divorcit të saj nga Depp, lidhje e tyre u ndërpre shpejt për shkak të orareve të ngjeshura, më pas u pajtuan , por as atëherë nuk funksionoi dhe u ndanë sërish.
Elon më pas pranoi në një intervistë për revistën Rolling Stone se kishte qenë shum i dashuruar me të: “Sapo u ndava me të dashurën. Isha shumë i dashuruar dhe tani jam shumë i lënduar. Mendoj se më shumë u nda ajo me mua sesa unë me të. Isha shumë në depresion dhe duhej të përpiqesha të mos dukej kështu”, kishte deklaruar Musk.
Por, siç ndodh zakonisht, u zbuluan shpejt pretendimet se Amber jetonte në kurriz të tij dhe ishte shumë manipuluese dhe e dhunshme, por miliarderi nuk e komentoi apo konfirmoi kurrë diçka të tillë.
Fotografitë e Elon me kokë të mavijosur nga koha e tij me Amber mund të gjenden ende në internet.