Kim Kardashian dhe motra e saj Kourtney jetojnë jetën si më së miri, por ato po vazhdojnë një zënkë mes tyre edhe në sezonin e 4 të reality show “Kardashians”.
“Sezoni i fundit ishte shumë i vështirë”, ka thënë Kourtney gjatë një interviste ku ishin ulur së bashku me Kimin.
Ajo ka shtuar se ndihej nën tension dhe Kimi nuk e kuptonte.
Zënka në mes tyre ka filluar pas martesës së Kourtneyt pasi Kim e kishte akuzuar atë se po e kopjonte stilin e saj të jetës.
CNN ka raportuar se kjo zënkë në mes tyre vetëm sa po rritet edhe më shumë.
Kim Kardashian e akuzon Kourtneyn se është shndërruar në një person tjetër dhe po i urren familjarët e saj.
“A je e lumtur tani?” - e pyet Kim Kardashian motrën e saj me një zë të tensionuar.
“ Ti je veç një shtrigë dhe unë të urrej”, ia kthen Kourntey nën lot.
Kim në trailerin e sezonit të ri shihet duke shpjeguar se dinamika e jetës së tyre po ndryshon dhe gjithkush po shkon në drejtimin e vetë.
Në trailer gjithashtu shfaqet edhe motra e saj e vogël Kendall Jenner e cila së fundmi u lidh me muzikantin e njohur spanjoll Bad Bunny.
“Jam personi më i keq ‘single’ ndonjëherë”, ndihet të thotë Kendall me të qeshur.
Motra tjetër Khloe Kardashian, e cila është në lidhje me basketbollistin Tristan Thompson, po ashtu shfaqet në trailerin e sezonit të ri. Khloe dëgjohet duke thënë se këto probleme që ka në lidhjen me Tristanin janë të pariparueshme.
Sezoni e katërt i këtij “The Kardashian” do të shfaqet në Hulu më 28 shtator.