Studentët zviceranë kanë thyer rekordin Guinness lidhur me shpejtësinë e makinës së tyre elektrike të ndërtuar me dorë.
Automjeti i tyre ka thyer rekordin e mëparshëm që mund të përshkojë 0 deri në 100 kilometra në orë për më pak se një sekondë.
Anëtarët e Klubit Akademik të Motorsporteve të Cyrihut (AMZ) nga universiteti kërkimor ETH i Cyrihut dhe nga Universiteti i Lucernit shpenzuan çdo minutë duke punuar për automjetin e tyre elektrik.
E drejtuar nga Kate Maggeti, makina elektrike e ndërtuar me dorë ka përshkruar prej pikës 0 deri në 100 kilometra në orë për vetëm 0.956 sekonda, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 1.461 sekonda.
Rekordi i mëparshëm u thye nga një ekip gjerman nga Universiteti i Shtutgartit.
Edhe Guinness konfirmoi se automjeti theu rekordin e shpejtësisë së menjëhershme për një veturë elektrike në Parkun e Inovacionit të Zvicrës në Duebendorf.