Aktori i njohur amerikan, Josh Duhamel, dhe gruaja e tij, modelja Audra Mari Duhamel, po zgjerojnë familjen e tyre. Ata po bëhen prindër në muajt që po vijnë, ka raportuar TMZ.
Audra është ajo që ka bërë publik lajmin përmes llogarisë në Instagram.
“Po vjen së shpejti beba Duhamel”, ka shkruar ajo.
Josh i propozoi për martesë Audrës në janar të 2022-tës pas disa vitesh romancë. Ata u martuan shtatorin e kaluar në Dakotën Veriore të Amerikës, prej nga vjen vetë Josh.
Beba në ardhje është fëmija i dytë për Josh, pasi ai ka një djalë 10 vjeç që quhet Axl me këngëtaren Fergie.