Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktori amerikan Danny Masterson, që ishte protagonist në serialin “That 70’s Show”, është dënuar më 30 vjet burgim për dy raste të përdhunimeve, që thuhet se kanë ndodhur gjatë viteve 2000.
Siç shkruan BBC-ja, prokurorët kanë argumentuar se 47-vjeçari, duke u thirrur në pozitën e tij si anëtar i organizatës “Scientology”, kishte shmangur përgjegjësinë ndaj krimit.
Gjykatësja Charlaine Olmedo i lejoi viktimat e krimeve të tij të lexonin deklaratat e tyre në gjykatë përpara se të shqiptonte vendimin e dënimit.
Të enjten në seancën ku është shpallur dënimi, ka marr pjesë edhe aktorja Leah Remini, e cila ngushëlloi gratë para dhe pasi ato dhanë deklaratat e tyre.
"Do të doja ta kisha raportuar atë më parë në polici", tha njëra nga gratë.
Përgjatë gjykimit Masterson qëndroi i heshtur. Ndërsa gruaja e tij u pa se shpërtheu në lot kur atij ju shqiptua dënimi.
Thuhet se ai i kishte droguar viktimat para se t’i dhunonte.
Masterson u shpall fajtor për përdhunim e dy grave, nga tri sa e kishin akuzuar.
Gjatë gjithë gjyqit, prokurorët kanë thënë se edhe organizata “Scientology” kishte ndihmuar në mbulimin e krimeve, një akuzë që organizata e ka mohuar kategorikisht.